Nga Evangjeli Veli tek Mateo Berretini, kur Kovidi godet sportin!

Rregullat janë të tilla dhe kur ekziston një sëmundje ngjitëse duhet të largohesh për të mbrojtur të tjerët. Kështu i ndodhi Mateo Berretinit në Uimbëlldon, me italianin që humbet mundësinë për të synuar titullin. Tenisti i kaltër doli pozitiv me Kovid dhe u tërhoq nga Grand Slemi i Londrës, aty ku vjet arriti finalen përballë Novak Gjokoviçit. Tashmë, Berretini duhet të thotë “mirupafshim në Nju Jork” për US Openin. Një fatkeqësi e tillë sportive i ndodhi edhe peshëngritjes shqiptare, Evangjeli Veli, kampione e Europës, që doli pozitive me Kovid dhe nuk mund të marrë pjesë në Lojrat Mesdhetare në Algjeri.

Sfidanti.al