Të dy futbollistët ishin të huazuar fazën e dytë të sezonit të kaluar. Doni Van de Bek dhe Antoni Marsial luajtën përkatësisht tek Evertoni dhe Sevilja duke mos qenë pjesë e planeve të trajnerëve Solskjer e pastaj Rangnik tek Mançester Junajtidi, por tani janë kthyer me shpresë. Në stolin e “Old Trafordit” do të ulet Erik Ten Hag dhe gjërat me trajnerin e ri mund të ndryshojnë. Sidomos, kjo mund të jetë e vërtetë për Van de Bekun, pasi holandezi ishte tek Ajaksi me teknikun deri në 2019, kur vendosi të kalonte në Premier Ligë. Mesfushori kaloi një “ferr” të vërtetë, por me Ten Hagun në Amsterdam ishte titullar i padiskutueshëm. Përse të mos ndodhë përsëri kështu? Pak më ndryshe puna me Marsialin, pasi sulmuesi francez nuk duket edhe aq i përshtatur. As huazimi tek Sevilja nuk i bëri shumë punë dhe ai mund të jetë më shumë i nervozuar sesa i buzëqeshur.
Sfidanti.al