Tifozët e Çelsit të alarmuar: Pas Granovskajës ikën edhe Petr Çeh

E para ishte një legjendë e bordit drejtues, ndërsa i dyti ishte legjendë e fushës, por edhe si një zyrtar. Pronari e ri i Çelsit, miliarderi amerikan Tod Boehli, po realizon një operacion spastrimi nga Blutë e Londrës duke larguar “gardën e vjetër”, me gjasë për t’i bërë vend një brezi më të ri. Tifozët gjithsesi janë të shqetësuar pasi nuk u pëlqen që po largohen njerëz të sprovuar që kanë bërë shumë për klubin. Ata janë hedhur në rrjetet sociale pasi edhe ish-portieri i madh Petr Çeh u shkarkua nga detyra si këshilltar teknik, që e mbante prej vitit 2019. Granovskaja ishte shefja e transferimeve, ndërsa po ashtu u largua presidenti Brus Bak.

Sfidanti.al