Liga e Portugalisë ka disa skuadra që krijojnë lojtarë, që marrin nga Amerika Latine, por përfundimisht janë dy klube që fitojnë pjesën më të madhe të parave nga këta futbollistë. Flasim për Porton e Benfikën, dy gjigandët portugezë që kanë pasur fitime të mëdha. Porto vetëm në 5 sezonet e fundit ka marrë 310 milionë euro nga transferimi i lojtarëve si Militao, Luis Diaz, Fabio Silva, Andre Silva, Fabio Vieira, Rikardo Pereira, Diogo Dalot, Felipe, Ruben Neves apo Aleks Tejes. Tashmë, në radhë janë Vitinja, Otavio, Evanilson, Taremi dhe Toni Martinez, që mund t’i sjellin Portos mbi 100 milionë euro të tjera.
Sfidanti.al