Florian Markut duhet t’i themi “ku ka si Arena, lale, ku ka si Arena”!

Vendosmëria është e plotë që të ndeshet në Shqipëri. Këtë premtim, Florian Marku, e ka bërë përpara tifozëve dhe në intervistat për mediat sportive, por ende nuk mund të thuhet se lufta e tij e radhës në boksin profesionist do të zhvillohet në “Arenën Air Albania”. Në bisedën e para pak ditëve në “Skaj Sports”, Marku deklaroi se vazhdonin bisedimet për një ndeshje në Tiranë dhe se do të ishte shumë emocionuese që ajo të zhvillohej në një stadium futbolli. Gjithsesi, burime pranë drejtuesve në “Arenë” bëjnë me dijë se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje, ndërsa nuk dihet nëse vërtet do të ketë sfidë boksi në stadiumin e kombëtares. Kjo mund të ndodhë për pak ditë, por nuk është e sigurt nëse do të jetë në “Arenë” dhe nëse do të jetë në Tiranë.

Sipas burimeve, problem nuk është akordi financiar, por agjencia që përfaqëson Markun dhe vetë boksieri shqiptar po marrin informacion për të vendosur se në cilin impiant në Shqipëri mund të zhvillohet ndeshja. E sigurt është, siç e pohojnë edhe burimet në “Arenë”, që Marku do të ndeshet në vendin tonë, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar vendi, data dhe kundërshtari. Me gjasë, kjo do të ndodhë në fund të muajit gusht, ndërsa rivalë mund të jenë Konor Ben apo Kris Kongo, tani që Amir Han është tërhequr nga sporti. Florian Marku është 29-vjeç, mban brezin e artë të kampionit ndërkombëtar për Federatën IBF të peshave të mesme, ndërsa është i pamposhtue në karrierë me 11 fitore e 1 barazim.

Sfidanti.al