Juventusi është i vetmi që ndjek Zaniolon, por Roma do vetëm pará!

Milani nuk ka lëvizur nga vendi ndonëse thuhet se paratë që nuk u shpenzuan për Botmanin do të përdoren për të gjetur një sulmues, me të cilëve edhe atë të Romës. Nikolo Zanioló duket gjithnjë e më larg Romës, por deri tani veprimet konkrete i bën vetëm Juventusi. “Zonja e Vjetër” e vlerëson futbollistin nga 40 deri në 50 milionë euro, dhe vendos në marrëveshje edhe ndonjë lojtar, siç është Xhakomo Vrioni. Gjithsesi, Roma kërkon 60 milionë euro dhe kërkon vetëm pará, jo ndonjë lojtar për të ulur çmimin. Të enjten pritet një tjetër takim mes palëve, ndërsa thuhet se klubit kryeqytetas i ka ardhur në majë të hundës me futbollistin, ndërsa Murinjo ka nisur kërkimet për një sulmues tjetër.

Sfidanti.al