De Ligt, Rafinja dhe Stërling, ku është vendi i Brojës tek Çelsit?!

Pronari i ri, Tod Boehli, e ka nisur me vrull të madh, ndërsa një akord për Rafinjën është arritur, Lukaku është dërguar në Milano e Verner mund të “postohet” për tek Juventusi në Torino nëse arrihet akordi për Matijs De Ligtin. Çelsi kërkon qendërmbrojtësin holandez, të cilin e do edhe Man. Siti, por po ashtu synohet edhe Rahim Stërlingu pikërisht nga Siti. Tomas Tuhel mund t’i japë atë që i mungon me Guardiolën, minutazhin më të madh për të luajtur, ndonëse ka analistë në Angli që thonë se “qytetarët” nuk duhet të ndihmojnë një rival direkt për titull. Epoka e re në “Stemford Brixh” po nis me zhurmë të madhe, por ku është vendi i një djali të thjeshtë shqiptar në këtë “konstelacion”? Armando Broja pret shansin e tij e ndoshta do t’ia dalë që ta bindë Tuhelin, edhe në këtë “Kullë të Babelit”.

Sfidanti.al