Pronari i ri, Tod Boehli, e nisi biznesin e tij në “Stemford Brixh” dhe duket se e ka realizuar goditjen e parë të madhe. Me largimin në huazim të Romelu Lukakut, tek Çelsi pritet të vijë Rafinja, lojtari ofensiv i krahut i Lids Junajtidit. E vërtetë që Blutë e Londrës nuk ishin llogaritur fare si kandidatë për brazilianin, pasi për të po përpiqej Barcelona, si edhe Arsenali. Gjithsesi, një ofertë prej 60 milionë paundë stërlinash mund të jetë e mjaftueshme, edhe pse “pazari” mund të rritet disi. Argjenti i Rafinjës është Deko, portugezi që ka qenë legjendë në “Stemford Brixh” dhe në “Kamp Nou”.
Sfidanti.al