Ljuis Hamilton ka të drejtë, edhe pse besohet se është i përkushtuar në një krah të vetëm. Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1 reagoi pasi u pyet për gjuhën e përdorur nga legjenda e këtij sporti, Nelson Pike. Dy herë kampioni i botës po diskutonte për rivalitetin e vjetshëm mes Hamiltonit dhe Maks Verstapenit në Çmimin e Madh Britanik në Silverstoun, që solli edhe incidentin. “Negroja (pra, Hamiltoni) e vendosi makinën në vendin e gabuar, – tha braziliani, – dhe nuk i la hapësirë pilotit tjetër. Ndoshta, sepse ai nuk e njihte atë kthesë dhe veproi gabim”. “Nuk janë vetëm fjalët, – ishte komenti i Hamiltonit, – këto mentalitete arkaike duhet të ndryshojnë dhe të mos kenë vend në sportin tonë”.
Sfidanti.al