Fitorja nuk ishte e lehtë, madje ishte nga ato me “shpirt në dhëmbë”, por ishte sërish një sukses. “Janë këto fitore që të japin titullin”, – ishin fjalët e qarta të Luis Suarezit, pasi Barcelona kaloi fitimtare në fushën e Getafes me shifrat 2-1. “Goditje për Ligën”, titulloi gazeta “Marka”, dhe me të drejtë pasi

