Zinedin Zidane po e kërkon më insistim mesfushorin e Mançester Junajtidit, Pol Pogba, ndërkohë që Reali i Madridit ka dërguar disa oferta në adresë të këtij futbollisti francez. Sidoqoftë, tani, sikurse bëhet e ditur, Reali i Madridit është gati të paguajë 80 milionë euro plus mesfushorin Isko që të sigurojë shërbimet e Pogbas. Në fakt, edhe vetë Junajtjdi dhe Pogba janë dakord që ta ndërpresin bashkëpunimin, kështu që largimi i mesfushorit freancez duket një mision krejtësisht i mundur.
Nëse transferimi i lartpëmendur do të realizohet, atëherë klubi i “djajve të kuq” do të mund të marrë një mesfushor mjaft të mirë (Isko), ndërkohë që do t’i mbesin edhe “ca” para që të blejë ndonjë lojtar të mirë, psh. mbrojtesin Hari Meguajer nga Lester Siti.