Ku ngopet Ronaldo, gati “të shpërthejë” në sezonin e dytë në Itali!

Kristiano Ronaldo zhvilloi një sezon të parë solid me Juventusin, me bluzën e të cilit në 43 ndeshje që luajti, ai shënoi 28 gola në të gjithë konkurrimet, ndërkohë që me ekipin e tij ai fitoi kampionatin dhe Superkupën e Italisë.

Megjithatë, dihet se ky futbollist portugez është shumë ambicioz dhe gjithë i “kërcet dhëmbët” në kërkim të golit, ndërkohë që mbas çdo trofeu të fituar ai bëhet edhe më i etur për tituj dhe trofe të tjerë.

“Unë gjithnjë jam gati. Dua që të zhvilloj një sezon të mirë dhe ky është objektiv i përhershëm i imi. Unë dua që edhe këtë sezon të ardhshëm të jem më i miri dhe të fitojë tituj të tjerë”, deklaroi Ronado që ndodhet me pushime në Maderën e tij të lindjes.

Sfidanti.al