Kompani ulet tek stoli  i Anderlehtit, “magjia” fillon me  ..Nasri!

Klubi më i njohur belg, Anderleht, që tani ka trajner të ri futbollistin e njohur Vinsent Kompani, ka marrë kohët e fundit një përforcim mjaft të mirë, Samir Nasri.

Futbollisti i lartpërmendur francez vendosi që ta vazhdojë karrierën në Belgjikë dhe tanimë ai është prezantuar si lojtar i ri i klubit belg më me shumë trofe.

Nasri, 32 vjeç, deri tani ka luajtur me Olimpikun e Marsejës, ku ka shkëlqyer, dhe më vonë me Arsenalin, Mançester Sitin, Seviljen, Antaliasportin dhe Uest Hemint. Ai ka luajtur edhe më përfaqësuesen franceze në 41 ndeshje, duke shënuar pesë gola.

Nasri do të debutojë me Anderlehtin në një ndeshje miqësore kundër Ajaksit të Amsterdamit.

Sfidanti.al