Do të kalojë edhe një sezon tjetër, në të cilin futbollisti i ri i talentuar norvegjez, Martin Odegard, nuk do të luajë dot me Realin e Madridit, megjithëse zyrtarisht ai është pjesë e klubit “mbretëror” që tani ka vendosur që ta huazojë këtë futbollist të talentuar 20-vjeçar në Baski, konkretisht te Reali i Sosiedadit. Ky është ekipi i tretë, me të cilin ai ka luajtur gjatë tre sezoneve të kaluar, qëkur Odegardi ka ardhur te Reali më 2015, ndërkohë që ai nuk mund të imponohet që të luajë në ekipin e parë.
Trajnerët Julen Lopetegi dhe Santiago Solari nuk i dhanë shans këtij futbollisti të ri të talentuar që ta tregojë veten, ndërkohë që duket se ai nuk po bind dot as trajnerin e ri-të vjetër, Zinedin Zidane.
Edhe Ajaksi i Amsteridamit ka shprehur interesin për futbollistin e ri norvegjez, por kryesia e klubit të Realit konsideron se do të jetë më mirë që ai të qëndrojënë Spanjë.
Sfidanti.al