Barça vazhdon “teatrin” për Grizmanin, 800 milionë euro klauzola!

Konfirmimi erdhi për të dyja, edhe për transferimin e radhës, por edhe për largimin hipotetik në të ardhmen. Antuan Grizman është futbollist i Barcelonës, pasi katalanasit konfirmuan atë që informonin mediat, pra paguan 120 milionë eurot sipas klauzolës që ekzistonte në kontratën e sulmuesit francez me Atletikon e Madridit. Kampioni i botës, që është me pushime në Ibiza, ka firmosur një akord 5-vjeçar me klubin e “Kamp Nout” me një rrogë që nuk bëhet e ditur, por që mund të jetë rreth 15-20 milionë euro.

Barça përfitoi nga fakti se, në bazë të kontratës dhe të tregut të futbollit, vlera e kartonit të Grizmanit ra nga 200 milionë në 120 milionë euro në fillim të muajit korrik, ndërsa menjëherë vendosën një klauzolë të jashtëzakonshme, të papërdorshme, por krejt të zakonshme në Spanjë. Ata që do të duan 28-vjeçarin kampion bote, do të duhet të paguajnë 800 milionë euro.

Sfidanti.al