Transferimi i Antoan Grizmanit nga Atletiko për te Barcelona që konsiderohej se do të ndodhte pa ndonjë problem, në fakt, u shndërrua në një luftë të vërtetë mes të dy klubeve.
Fillimisht u prit data 1 korrik dhe që klauzola e blerjes së këtij sulmuesi francez të ulej nga 200 milionë në 120 milionë euro, por më pas filluan mosmarrëveshjet mes të dy klueve.
U tha se Grizmani paralajmëroi se do të bente grevë dhe nuk do të paraqitej në seancat stërvitore, duke qenë se donte që të shkonte sa më shpejt në “Kamp Nou”.
Sidoqoftë, lajmet e fundit që vijnë nga Spanja, thonë se mosmarrëveshjet tanimë janë zgjidhur dhe se transferimi i Grizmanit do të zyrtarizohet shumë shpejt, më saktë të premten, ndërkohë që seanca e parë e tij zyrtare stërvitore është parashikuar për të shtunën në “Kamp Nou”.
Sipas lajmeve më të fundit, kontrata e Grizmanit me Barcelonën do të jetë pesëvjeçare dhe paga e tij do të jetë 17 milionë euro për sezon.
Sfidanti.al