Ku, ndershmëria financiare e UEFA-s? Bajerni s’ia del dot me sheikët!

Më shumë sesa një problem thjesht i UEFA-s, duket se është ndryshimi i zhvillimit të shteteve të ndryshme. Niko Kovaç, trajneri i Bajernit, është shumë i qartë kur ankohet për vështirësitë që has klubi në verë, kur duhet të marrë lojtarë. “Është gjithnjë e njëjta histori, – tha kroati, – ne po luftojmë me shtete si Katari, Abu Dabi apo Dubai që kanë më shumë para sesa Bajerni”. Kampionët e Gjermanisë kanë marrë deri tani vetëm Lukas Hernandezin, Pavarin dhe sulmuesin e ri Arp.

Është e qartë se ka klube që financohen nga para të tilla si Paris SG apo Mançester Junajtid, ndonëse dyshime ka edhe për ndihmën që mund të marrë Reali apo Juventusi, që nuk zotërohen nga sheikët e Gjirit Persik. Po ku i gjejnë sheikët paratë, pra përse Katari, Abu Dabi apo Dubai mund të shpenzojnë për të marrë futbollistë? Kjo lidhet me ndryshimin e madh mes Gjermanisë, Francës apo Anglisë në një anë, dhe shoqërive arabe në krahun tjetër. Këtu, klubet zakonisht duhet t’ia dalin vetë, ndërsa paratë publike nuk mund të preken. Në të kundërt, duket se edhe paratë publike në Gjirin Persik, janë paratë e sheikëve, ndaj Bajerni nuk ia del dot ndaj tyre.

Sfidanti.al