Tek Paris SG, karriera e tij u duk e dështuar, por ja që u desh lëvizja e vitit 2019 në Gjermani që ai të shkëlqente. Kristofer Nkunku është një sulmues i ri, 23-vjeçar, që i ka vënë punët “për vijë” tek Lajpcigu, ndërsa klubi i Bundesligës mund të përfitojë jo pak nga kartoni i tij.

