Koronavirusi nuk po e lë të qetë Bajernin, edhe 3 raste të reja

Nga gjithë të sëmurët e tanishëm, për fat, vetëm njëri është lojtar dhe ai nuk bën pjesë në formacion, por situata nuk është e mirë. Bajerni i Mynihut është tronditur nga analizat e radhës të koronavirusit pasi doli pozitiv mbrojtësi Josip Stanishiç. Futbollisti 21-vjeçar u diagnostikua me Kovid sapo u kthye nga kombëtarja e Kroacisë ku ishte i grumbulluar për ndeshjen ndaj Rusisë në eleminatoret e Botërorit. Dy rastet e tjera pozitive ishin pjesëtarë të stafit. Problem për trajnerin Nagelsman (edhe ai i saposhëruar) është mbrojtësi Niklas Zyle, që është në karantinë, dhe frika se korona nuk po largohet.

Sfidanti.al