Një skandal racizmi kërcënon të shkatërrojë kriketin anglez

Njeriu që nisi gjithçka është po aq i guximshëm sa Ljuis Hamiltoni, e ndoshta edhe më shumë. Nuk ka sport me aristokrat në Angli sesa kriketi, dhe nuk ka vend më aristokratik në botë sesa vetë Anglia. Imagjinoni se në çfarë niveli mund të jetë racizmi në kriketin anglez, dhe këtë po e bën të mundur një kriketist me origjinë jo angleze, si Azim Rafiku. Sportisti i lindur në Karaçi të Pakistanit, dhe që u vendos në Angli në moshën 10-vjeçare, akuzoi për racizëm dhe dhunë në kriketin anglez, akuza që u bënë që nga shtatori i vitit të kaluar. Pas një hetimi të pavarur, siç shkruajnë mediat angleze, doli se shumë nga akuzat e tij janë të vërteta, dhe shumë emra të shquar kanë dhënë ndërkaq dorëheqjen apo pritet ta bëjnë ose të përjashtohen nga sporti. Azim Rafiku kërkon që mijëra kriketistë të dalin dhe të thonë të vërtetat mbi racizmin në këtë sport në Angli.

Sfidanti.al