Kartoni i norvegjezit mund të arrijë nga 75 në 90 milionë euro, por kur vjen puna tek tregtia ky çmim është vetëm fillimi. Erling Haland ka një karton që mund të kushtojë shumë më tepër pasi për të janë duke hyrë në garë gjigandë të Europës si Paris SG, Mançester Junajtidi apo Çelsi. Kjo do të thotë se Dortmundi mund të fitojë shumë më tepër, padyshim mbi 100 milionë euro, dhe kjo do të ishte një fitore e madhe kur mendon se kartoni u mor për nja 20 milionë euro. Natyrisht do të ketë një copë të madhe për agjentin e tij, Mino Raiola, ndërsa rroga e yllit 21-vjeçar do të arrijë ndoshta në 30 milionë euro apo më shumë.
Sfidanti.al