Kartoni i kuq u mor gati 4 javë më parë, në përballjen ndaj Liverpulit në Madrid. Antuan Grizman u përjashtua në atë ndeshje të Championsit dhe normalisht që nuk mund të luante në sfidën e kthimit në “Anfild”, ashtu siç edhe ndodhi. Gjithsesi, u desh të kalonte 1 muaj që Atletiko të merrte vesh se sulmuesi francez ishte i dënuar me dy ndeshje pezullim, pra që ai do të humbasë edhe sfidën tepër të rëndësishme të së mërkurës së ardhshme ndaj Milanit në “Uanda Metropolitano”. Nuk kuptohet pse kjo vonesë kaq e madhe, ndërsa është e sigurt se klubi spanjoll do ta apelojë vendimin për ta pasur francezin kundër italianëve në një ndeshje për jetë a vdekje.
Sfidanti.al