E dyshuara e madhe për ngjarjen nuk është më Aminata Diallo, por një tjetër femër. Flitet për Hajet Abidalin, gruan e ish-futbollistit Erik Abidal, që mendohet të ketë pasur një lidhje me futbollisten e Paris SG, Heira Hamraui. Sipas të përditshmes “Lë Mond”, agresorët (që ishin dy) i kanë thënë lojtares pariziene se “të pëlqen të shkosh me burrat e martuar”, ndërsa e kanë goditur me një shufër hekuri. Hamraui ka folur për herë të parë pas sulmit duke treguar versionin e saj për ngjarjen, sesi ndaluan makinën ku ajo ishte me Diallonë, sesi e nxorrën jashtë dhe e goditën. Në spital i thanë se duhet të pushojë 3-4 javë por ajo ka rinisur stërvitjen individuale dhe kërkon të kthehet sa më shpejt në fushë, ndërsa ka pranë një psikolog dhe si mbrojtjen që i ka siguruar PSG-ja.
Sfidanti.