Ajo që ndodhi të shtunën e kaluar në Interlagos duket se i vuri kapak çdo diskutimi. Sprinti për të përcaktuar hierarkinë e nisjes së Çmimit të Madh të Brazilit pati kaq shumë sukses saqë shefi i Ferrarit, Matia Binoto, është me të dyja duart në favor. “As nuk mund të vendoset në diskutim një gjë e tillë, – tha ai, – ka kaq shumë parakalime, kaq shumë kënaqësi. Duhet ta konsiderojmë, madje me atë që kemi parë as që mund të ketë kundërshtime”. Ljuis Hamilton u nis nga vendi i fundit në sprint me Mercedesin e tij, por fitoi 15 pozicione duke dalë në vendin e pestë. Kjo e ndihmoi që gjatë garës të fitonte ndonëse u nis në vendin e 10-të për shkak të një dënimi për ndërrim motori.
Sfidanti.al