Kur t’i merr mendtë sporti, Siner ndahet nga e dashura

Nuk mund të quhen më histori dashurie, por sikur të jenë ndalesa “pit stopi” apo “fast fudi” (Fast Food). A mund të jetë dashuri diçka që lind e vdes për 12 muaj apo pak më shumë? Sido që t’ia vendosim emrin, historia mes tenistit italian Janik Siner dhe Maria Braçinit ka përfunduar pak kohë pasi kjo e fundit uroi në rrjetet sociale 1-vjetorin e lidhjes. Mediat italiane shkruajnë se Sineri ishte shumë i angazhuar me tenisin dhe nuk kishte kohë të lirë për “dashuriçka”, një lloj “Sandër Mafisheje” që e ka pjesën e trurit të zhvilluar vetëm për punën, ndërsa pjesën tjetër e ka “plloçë”, siç do të thoshte Jovan Bregu tek “Pallati 176”. Maria nuk i ka bërë “pëlqim” apo komente fitoreve të Janikut dhe duket se ftohja është krijuar që gjatë tetorit.

Sfidanti.al