Shpenzimet në “Old Traford” kanë kërcyer “kacafiu”, edhe pse koha e Kovidit ka sjellë probleme qoftë edhe në të plotfuqishmen Premier Ligë të Anglisë. Mançester Junajtid e ka rritur borderonë e rrogave këtë sezon në 354 milionë paundë stërlina, që do të thotë 23.1 për qind më shumë sesa sezonin e kaluar. Kjo rritje ka ardhur për shkak të afrimit të 3 yjeve gjatë verës, Kristiano Ronaldos, Rafael Varanit dhe Xhejdën Sanços. Dy prej tyre po luajnë pak ose aspak, qoftë edhe për shkak dëmtimesh, ndërsa për Ronaldon kanë nisur polemikat nëse është përforcim i duhur apo jo. Gjithsesi, rritje kanë edhe të ardhurat e klubit në 126.5 milionë paundë në 3 muaj, në krahasim me 109 milionë që ishin një vit më parë.
Sfidanti.al