Fiorentina-Milan është dueli i brezave: Vllahoviç-Ibrahimoviç

I pari është 21 vjeç dhe vjen nga Serbia, duke qenë i lumtur me kualifikimin së fundmi në finalet e Kupës së Botës në Katar. i dyti është një legjendë shumë e vjetër si Zllatan Ibrahimoviç, dhe ata do të jenë përballë këtë fundjavë në Serinë A në ndeshjen Fiorentina-Milan. Vllahoviç është sulmuesi i momentit dhe ka shënuar 8 gola në 12 ndeshje në Serinë A këtë edicion. Në total, ka 35 rrjeta në 89 ndeshje dhe 39 gola në 97 ndeshje në çdo konkurrim. Me Serbinë ka 7 gola në 14 ndeshje, por këtë vit ka arritur në 6 gola në 10 ndeshje.

Ibrahimoviç nuk ishte ende kaq i fortë në moshën 21-vjeçare, në të cilën sapo kishte kaluar tek Ajaksi në Holandë pasi kishte shkëlqyer me Malmon në Suedi. Madje, deri në moshën 24-vjeçare, suedezi kishte 35 gola në 74 ndeshje në kampionatin holandez dhe 16 gola në 40 ndeshje në atë suedez. Gjithsesi, sot është një legjendë 40-vjeçare me 505 gola për klubet si dhe 62 gola për kombëtaren e Suedisë. Nuk dihet se kush do të jetë fituesi këtë fundjavë, dhe në fund të fundit nuk është vetëm dueli i brezave, por një sfidë mes Fiorentinës e Milanit.

Sfidanti.al