Gjokoviç mund Zverevin në Torino, arrin fitoren e 50-të të vitit

Dëshiron ta mbyllë me nivelin më të lartë të mundshëm, edhe pse pati dy goditje të njëpasnjëshme. Novak Gjokoviç mundi 2-0 rusin Andrej Rubljov dhe hodhi një hap më tej drejt fitores së turneut të fundit të vitit Finaleve të Mjeshtrave në Torino. Numri 1 i botës triumfoi me lehtësi me rezultatin e seteve 6-3 e 6-2 duke arritur suksesin numër 50 në vitin 2021. Ai ka vetëm 6 humbje, ndërsa djegin më shumë ato në gjysmëfinalen e Lojrave Olimpike dhe në finalen e US Openit ndaj rusit Danil Medvedev. Me gjasë, të dy mund të ndeshen sërish në finale, ndërsa në gjysmëfinale Nole mund të ketë përballë kampionin olimpik Aleksandër Zverev.
Sfidanti.al