Pse Mercedesi shitet për 800 milionë euro? Çdo lavdi e ka një fund!

Kështu mendon Edi Xhordan, ish-shefi i skuadrës së Formula 1 me të njëjtën emër. Ai komenton lajmet për shitjen e 70 për qind të aksioneve të skuadrës Mercedes të F1 tek kompania britanike Ineos, që zotërohet nga njeriu më i pasur në Britaninë e Madhe, Sër Xhim Ratklif. Një ndryshim i madh që vjen në vazhdë të zërave të shumtë për largimin e Mercedesit nga kampionati botëror, zëra që kanë kohë që dëgjohen. “Tashmë është bërë e vështirë për Mercedesin, – tha Xhordani, – si mund të vazhdojnë të fitojnë? Si mund të vazhdojnë të përmirësohen? Vështirë. Toto (Volf) është një nga drejtuesit më të mëdhenj të Formula 1 për të gjitha kohët, reputacioni i tij është i vulosur, dhe ai është i të njëjtës shkallë si Ron Denisi tek Meklareni dhe Zhan Todi tek Ferrari, por gjërat e mira e kanë një fund”. Ineosi ka paguar 100 milionë paundë stërlina si sponsorizim tek Mercedesi dhe pritet që të blejë 70 për qind të aksioneve për 700 milionë paundë, apo rreth 800 milionë euro.

Sfidanti.al