Koman-Gnabri-Sane, një treshe në vend të dyshes magjike Riberi-Roben!

Këta dy të fundit kanë një vit që nuk janë në Mynih dhe Bajerni ia ndjen mungesën, veçse tani më shumë në anën emocionale. Frank Riberi e Arjen Roben ishin emblemë e skuadrës për 10 vjet, veçse tashmë në skuadrën e Hansi Flikut ka disa emra të tjerë, më të rinj. Sezonin e kaluar ishin Kingsli Koman e Serg Gnabri nga krahët, ndërsa në verë atyre iu shtua edhe Leroi Sane. A do të jenë në gjendje këta që të zëvendësojnë francezin dhe holandezin, që të dy magjikë? Faza e fundit e edicionit të kaluar tregoi se mund t’ia dalin, pasi Koman e Gnabri shënuan gola e luajtën shumë mirë, ndonëse duke qenë të rinj, Bajerni nuk u var nga loja nga krahët. Bashkë me Sanenë, do të jenë më të fortë, ndërsa pritet të vijë edhe një lojtar i ri krahu.

Sfidanti.al