A ka njeri apo zot perfekt në futboll? Kur pyetën një ditë Leo Mesin, nëse ndihej perfekt kur ishte me topin në zotërim, ai që mban kuroren e “mbretit” ka thënë: “ Askush nuk është perfekt. Të gjithë kërkojmë të përmirësohemi”. Por, ka habitate futbolli , ku edhe pse varfëria në lojë është superiore ndaj spektaklit, ndjeshmëria është në të kundërt..ndihen perfekt! Kur po dëgjonim komentin në Tv të ndeshjes Bjellorusi-Shqipëri, gjatë pjesë së parë, komentatori nuk kishte se çfarë të thonte më dhe i vuri vulën: “ Kjo është një ndeshje perfekte e Kombëtares”. Edhe disa nga futbollistët e Kombëtares, kur u shfaqën në intervista, na ngulitën në kokë idenë e “perfektes”, që kishim shijuar në 45 minutat e para. Sikur të mos mjaftonin këto dy opinione “perfekte”, edhe në analizat e pasndeshjes, tamam sikur virusi të kishte ndërruar emër nga Covid në “Perfekt” , edhe në studio prekën qiellin e shtatë kur e pagëzuan “tortën” e pjesës së parë : Një lojë perfekte e Kombëtares! Si nuk tha dikush qe bjelloruset e kishin mendjen ne.. proteste
Nuk dihet sa do ta ketë të gjatë “loja perfekte” në anët tona, por, ama nuk mund të thuhet se ky cilësim absolut është pronë e Kombëtares. Edhe kur kualifikuam 3 ekipe për në Europa Ligë, si mund t’i vinim tjetër historisë veç ..perfekte ! Kur ekipi Shpresa merr 4 gola nga Austria në Tiranë, askush nuk e quajti një “humbje perfekte”, ndërsa kur fitojmë 5-1 në Austri, sikur të kemi bërë ujdi kolektive…”Përmbysje përfekte e Shpresës në Austri!” Siç duken bathët, këto kohë, njerëzit e futbollit nuk duhet të mbajnë maskë kundër Covdit, por më shumë ndaj virusit.që mban emrin “Perfekt “!
Sfidanti.al