Manovrat bardhezi; qëndrimi i Messit komplikon kalimin e Suarez te Juve

Luis Suarez i largohet Juventusit dhe për këtë ‘fajtori’ është Lionel Messit. Sulmuesi argjentinas pasi lëshoi bombën në 25 gusht, 10 ditë më vonë i dha fund telenovelës së tij duke konfirmuar qëndrimin e tij te Barcelona pas një lufte të fortë mediatike dhe tani do të nisë punën nën urdhrat e trajnerit të ri Ronald Koeman. Në këtë pikë lind pyetja; Cfarë do të bëjë Luis Suarez?.  Kjo është e gjithë cështja, sepse lista e spastrimeve të Koeman mund të ketë hyrë në tratativat mes Barcelonës dhe Messit me argjentinasin që nuk përjashtohet të ketë kërkuar qëndrimin e mikut të tij që pëlqehet nga Juventusi

Por kjo histori ka edhe anën tjetër te tij. Vetë Suarez, të cilin Messi mund ta bindë që të qëndrojë edhe 1 vit te katalanasit, tundohet nga ideja për një eksperiencë të re te Juventusit, për vetë ambiciet e klubit, kontrata që I ofron e sidomos për faktin se i jepet mundësia që të luajë edhe me Cristiano Ronaldon, [as shumë vitesh aktivizimi përkrah messit.

Pra kjo histori është kthyer nga një fakt i kryer në një  ‘vrapim me pengesa’. E para është gjetja e një akordi mes Suarez dhe Barcelonës për zgjidhjen e kontratës, pengesa e dytë është akordi i Juventusit me blaugranat për një dëmshpërblim të vogël e për më tepër, uruguajani do të duhet të nisë praktikat për pasaportën italiane. Janë të gjitha këto hapa që duhen bërë në mënyrë të njëpasnjëshme për një transferim që nuk duket aq fakt I kryer sa disa orë më parë.

Sfidanti.al