E pranoi ndershmërisht gabimin, ndonëse theksoi se nuk ishte ndonjë gjë e madhe. Roberto Mançini do të duhet të shkojë tek okulisti për të parë sesi e ka punën me sytë, pasi nga sytë (apo nga vëmendja e munguar) i ndodhi ajo që hodhi në fushë Açerbin në vend të Kielinit. Trajnerit të Italisë u treguan letrën me formacionin, përpara ndeshjes me Bosnjë Hercegovinën në Ligën e Kombeve, ndërsa në listë ishte shkruar emri i Açerbit. Duke mos e dalluar mirë, Mançini tha “në rregull” dhe formacioni iu dërgua UEFA-s. “Ishte një gabim, nuk e pashë mirë letrën, – tha trajneri, – ne kishim folur më parë që Kielini do të luante një ndeshje dhe Açerbi një tjetër, dhe Kielini deshi të luante ndaj Bosnjës. Nuk është ndonjë gabim i madh, por është gabim”. Kielini tani do të duhet të luajë ndaj Holandës.
Sfidanti.al