Hetuesit e Dusseldorfit kanë gjetur 297 materiale pedopornografike në celularin e ish futbollistit të përfaqësueses gjermane, Christoph Metzelder. Ajo që e konfirmoi lajmin ishte vetë Gjykata e Dusseldorfit dhe tani prokuoria paraqitur zyrtarisht akuzat kundër ish futbollistit për zotërim dhe shpërndarje të materialeve pedopornografike.
Skandali që përfshiu Cristophe Metzelder shpërtheu në 3 shtator të 2019 teksa is futbollisti po merrte pjesë në një kurs për trajnerë në shkollën e famshme sportive Hennef kur iu afrua policia. Hetuesit I sekuestruan telefonin celular dhe kompjuterin për ta shoqëruar më pas në shtëpinë e tij në Dusseldorf për ta kontrolluar dhe tani ish futbollisti gjerman rrezikon shumë.
Sfidanti.al