Premier League, rihapet cështja e 5 zëvendësimeve; të mëdhatë kërcënojë…

‘Vetëm të vdekurit dhe budallenjtë nuk ndryshojnë kurrë opinion-thoshte James Russell Lowell. Dhe kur e kupton se ke gabuar më mirë të ndreqësh gjërat sesa të vazhdosh të qëndrosh në pozicionin tënd. Në Premier League cështja e 5 zëvendësimeve është rihapur edhe pse përpara pak javësh u vendos që të mos aplikohet ky rregull në sezonin 2020/2021, një rregull që u vendos nga FIFA për shkak të Covid 19. Tifozët, që janë të lidhur me një futboll më tradicional, e përshëndetën këtë vendim, por askush nuk i kishte bërë llogaritë me realitetin; sezoni do të jetë i gjatë, i komplikuar  se rastet me Covid po rriten dhe ndonjë ndeshje do të shtyhet e sidomos i ngjeshur duke qenë se në fillim të qershorit në 2021 është Evropiani I futbiollit që është shtyrë dhe që po e presin të gjithë.

Për këtë arsye sipas tabloidit ‘The Sun’ klubet e mëdha kanë kërkuar një rishikim të votimit. Me të mëdhatë që padyshim që janë shprehur në favor të rritjes së numrit të zëvenësimeve duke qenë se kanë më shumë zë në lidhje me këtë cështje ndërkohë që skuadrat e tjera kanë më pak impenjime. Por edhe pas këtij votimi, rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht apelit të Klopp për t’u rimentuar. Asnjë prej klubeve nuk ndryshoi qëndrimin e shprehur në fillim të muajit gusht. Zhgënjimi ishte shumë I madh te skuadrat e mëdha dhe kjo duket se deklarata e një drejtuesi të një prej këtyre klubeve të mëdha të bërë për tabloidin ‘The Sun’.

‘Ishte e tëndësishme të tregonim që për ne ky është një problem shumë I madh. Nuk e prisnim që klubet e tjerë të ndryshonin ide, por shpresonim që të kishin dëgjuar apelin e arsyes sonë. Ju betohem se këtë nuk do ta harrojmë’. Ndërsa një drejtues tjetër e kap me Premier League ‘Prisnim më shumë nga Premier League. Jemi të zhgënjyer’. Dhe mes akuzave e kërcënimeve në futbollin anglez ka përsëri polemika

Sfidanti.al