Inter, Vidal është më pranë; Barcelona jep OK për zgjidhjen e kontratës

Në mes të stuhisë ‘Messi’, Barcelona vazhdon me revolucionin e saj duke larguar futbollistës që nuk hyjnë në planet e Ronald Koeman. Për kënaqësinë e Antonio Contes dhe Interit, radhën e ka Arturo Vidal. Sipas të përditshmes katalanase ‘Sport’, kiliani ka marrë OK e Barcelonës për zgjidhjen e kontratës duke hequr dorë nga paga e tij në vitin etij te fundit të kontratës. Në momentin që do të zyrtarizohet largimi i tij nga skuadra katalanase, Vidal do të firmosë me Interin një kontratë 2 vjecare.

Inter ishte vënë prej kohësh në ndjekje të Vidal. Klubi zikaltër e kërkoi atë fillimisht në merkaton e verës së kaluar dhe më pas atë të muajit janar kur intensifikoi përpjekjet teksa ofroi 12 milionë Euro kundrejt 20 milionëve që kërkonte Barcelona. Por tani duket se është e treta e vërteta dhe Conte do të ketë më në fund mesfushorin e tij besnik me të cilin ka punuar edhe te Juventusi.

Nga ana e saj Barcelona duke qenë se përfshiu në listën e të padobishmëve, vendosi të mos bëjë një tjetër ‘luftë’ dhe të lërë të lirë Vidal që do të nënshkruaje me Interin kontratë 2 vjecare me opsion një të tretë dhe me një pagë prej 6 milionë Euro në sezon. Operacioni pritet të mbyllet përpara 7 shtatorit kur në Appiano Gentile Interi do të nisë grumbullimin.

Sfidanti.al