Duke parë vështirësitë për të arritur te Dzeko, Juventus nisi lëvizjet konkretë për Luis Suarez. Shifra e lartë e pagës së futbollistit prej 10 milionë Eurosh neto në sëzon për 3 vjet kontratë, është amortizuar nga fakti se klubi nuk do t’I duhet të paguajë thuajse asgjë Barcelonës. Në fakt drejtuesit e klubit bardhezi janë gati të lehtësojnë largimin e uruguajanit dhe të veprojë si Sevilla me Rakitic që pagoi 1.5 milionë Euro dhe një pjesë tjetër do të jetë në formën e bonuseve për 9 milionë
Për të cliruar Suarez, Juventus është gati të paguajë një shifër low cost edhe për të mbajtur raporte të mira me Barcelonën, skuadër me të cilën në merkaton e fundit ka qenë shpesh në kontakt. Por në këtë histori del një tjetër pengesë, pasaporta e futbollistit
Suarez është 100% uruguajan, por mund të marrë dokumentin e komunitarit falë bashkëshortes së tij italiane. Është mundësi, sepse Suarez nuk ka nisur kurrë praktikat as për t’u bërë shtetas italian e as për të marrë nënshtetësinë spanjolle të cilën mund ta merrte pasi kishte një kontratë pune prej të paktën 2 vitesh në Spanjë
Në këtë moment Suarez është 100% ekstrakomunitar dhe në këtë merkato të verës, Juventus i ka plotësuar vendet e lira për ekstrakomunitarët me Arthur dhe Mckennie. Për të pasur mundësinë që të luajë në Serie A, Suarez do të duhet të bëjë një kërkesë në Konsullatën italiane të Barcelonës që pozicioni i tij të ekzaminohet ose në shtetin spanjoll për të marrë nënshtetësinë për arsye pune dicka që mund të realizohet.
Sfidanti.al