Manchester City ‘zgjeron perandorinë’, blen skuadrën e Troyes

City Football Group  me Manchester City si skuadrën kryesore të saj bëri të ditur blerjen e ESTAC Troyes, ekip i divizionit të dytë të futbollit francez që u bë skuadra e 10 e grupit të madh futbollistik që drejtohet nga sipërmarrësi spanjoll Ferran Soriano

Në komunikatën e tij City Football Group thekson se po vazhdon investimet në futbollin botëror në strategjinë për zhvillimin e klubeve, talenteve të reja dhe ndarjen e njohurive me ta. Kështu Troyes tani I bashkohet Manchester City, Neë York City, Melbourne City, Yokohama Marinos, Girona, Montevideo City Torque, Sichuan Jiuniu, Mumbai y Lommel si pjesë e City Football Group. Objektivi i kësaj skuadre për këtë sezon është që të ngjitet në Ligue 1.

Sfidanti.al