Legjenda e dikurshme është mësuar ta shohë veten dhe skuadrën vetëm aty, në Ligën e Kampionëve. Paolo Maldini, tashmë i sigurt në ulësen e tij në zyrat kuqezi, deklaron se objektivi më normal i Milanit është të luftojë për kualifikim në Champions, pra për të qenë në skenën e të mëdhenjve të Europës. Ka disa vjet që milanezët ose nuk shkojnë fare në kupa, ose janë në Ligën e Europës, ndërsa si 7 herë kampionë të kontinentit, duan vendin që u takon. Përforcimet janë bërë dhe Maldini thekson që Zllatani është themelor dhe që Diazi mund të bëjë diferencën. Diferencën mund ta bëjë edhe Sandro Tonali që qenka tifoz i Milanit. Presidenti i Breshës, Çelino, thekson se “për të, pata oferta nga Juventusi, Mançester Junajtidi, Interi, por kur erdhi Milani, ai pati asnjë mendim tjetër, paska qenë i dashuruar me Milanin”.
Sfidanti.al