Juventus, rishfaqet Ronaldo, Santos e grumbullon në kombëtare

Juventus ritakon Cristiano Ronaldo, Ylli portugez që do të jetë pika e referimit në sulmin  e skuadrës bardhezi edhe në epokën Pirlo, mbërriti në Continassa për stërvitjen e parë në prag të sezonit të ri futbollistik në Itali pas kthimit nga Portugalia. Por ai shumë shpejt do të kthehet në  vendlindje duke qenë se trajneri i përfaqësueses Fernando Santos e ka grumbulluar me kombëtaren për ndeshjet me Kroacinë dhe Suedinë në 5 dhe 8 shtator për UEFA Nations League

Pra, Ronaldo është gati të nisë sezonin e tij të tretë me fanelën bardhezi dhe do ta bëjë më trajnerin e tretë në stol. Pas Allegrit dhe Sarrit, tani do të jetë Andrea Pirlo ai që do të drejtojë 5 herë fituesin e Topit të Artë që padyshim do të jetë pika e referimit e sulmit bardhezi

Ronaldo vjen pas një sezoni shumë të mirë përsa i përket aspektit personal me 37 gola në 46 ndeshje sezonale, por sezoni i Juventusit nuk ishte aq entuziazmant, pavarësisht fitores së titullit të 9 radhazi kampion i Italisë. Kurioziteti tani është edhe për blerjet e reja, Arthur dhe Kulusevski si dhe për të parë në veprim Pirlo në rolin e trajnerit për të kuptuar filozofinë e Juventusit të tij, me Ronaldon që do të ketë detyrën për të udhëhequr shokët e tij të skuadrës drejt titullit të 10 radhazi e sidomos drejt majës së futbollit evropian.

Sfidanti.al