‘Dashuria’ e re e Lewandowskit; në shtrat me Kupën e Championsit

Robert Lewandowski përjetoi një mbrëmje me të vërtetë speciale pas suksesit të Bayernit të Mynihut në Ligën e Kampioneve, Sulmuesi polak i skuadrës bavareze postoi në rrjetet sociale një foto ku ai shfaqet në shtrat bashkë me Kupën me veshë të mëdhenj, trofeun e Champions League që skuadra e tij e fitoi pas fitores 1-0 ndaj Paris Saint Germainit

‘Sot u zgjova kështu-shkruante në postimin e tij në Instagram, Robert Lewandowski, mesazh që e shoqëroi me një emotikon që qesh. Ishte e qartë se për Lewandowskin ishte shumë e vështirë të ndahej nga trofeu i Champions League, i pari në karrierën e tij.

Sfidanti.al