Havertz dhe Thiago Silva, destinacioni i ri Chelsea

Kai Havertz është praktikisht futbollist i Chelseat. Po shkon gjithnjë e më shumë drejt mbylljes cështja e transferimit të tij te Blutë e Londrës  që kanë pranuar të derdhin në arkat e Bayer Leverkusen 100 milionë euro, 80 milionë së bashku me bonuset e tjera. 21 vjecari gjerman ka qenë gjithnjë objektivi kryesor I merkatos për trajnerin Lampard dhe zyrtarizimi pritet të bëhet gjatë kësaj jave pasi të jenë përcaktuar të gjitha detajet. Në ditët e ardhshme, Havertz do të udhëtojë drejt Londrës për të nënshkruar kontratën e tij 5 vjecare me skuadrën e Chelseat.

Por londinezët duket se do të kenë në radhët e tyre edhe një qendërmbrojtës dhe bëhet fjalë për Thiago Silvën. Sipas portalit ‘The Athletic’, 35 vjecari që sapo mbylli aventurën 8 vjecare të tij me Paris Saint Germain do të jetë përforcimi I prapavijës së Chelsea me brazilianin që duket se ka ndërmend të luajë edhe përt 3-4 vjet të tjerë dhe të jetë protagonist në Botërorin e vitit 2022.

Sfidanti.al