Kritikat e Vlada Sedan ndaj Guardiolës? Zinchenko i detyruar të kërkojë ndjesë gjatë dasmës

Zinchenko detyrohet të dalë me një deklaratë ditën e tij të dasmës duke pranuar se bashkëshortja e tij Vlada Sedan gaboi teksa kritikoi taktikën e Pep Guardiolës. Gjithcka nisi nga fakti se Vlada nuk është vetëm një WAG, por edhe një gazetare sportive që komenton ndeshjet e futbollit.

Pas eliminimit të Manchester City në Ligën e Kampioneve, Vlada Sedan kritikoi Guardiolën që zgjodhi të luajë me 3 mbrojtës dhe jo 4. ‘Në një moment kaq të rëndësishëm të bësh një eksperiment taktik është një zhgënjim-tha Sedan-thjesht nuk kam fjalë, sepse për të pasur një formacion të tillë…shihni lojtarët që ka Manchester City në stol. Shumë pak klube mund të kenë luksin të kenë lojtarë rezervë me këto vlera’.

Në ndeshjen e famshme me Lyonin, theksohet se Zinchenko qëndroi në pankinë për 90 minuta dhe ditën e dasmës së tij ai vendosi të kërkojë ndjesë.

‘Po shkruaj tani, ditën e dasmës sime dhe në vend t’i gëzohem kësaj dite, duhet të bëj këtë sepse nuk mund t’i lë gjërat në këtë mënyrë-tha Zinchenko-edhe pse bashkëshortja ime është gazetare, është edhe tifoze. Gjatë sezonit ka udhëtuar me ne në të gjitha ndeshjet në shtëpi e transfertë sepse është një tifoze e zjarrtë e Manchester City. Në video mund të shihni emocionet pas ndeshjes dhe dha një opinion sic bëjnë të gjithë sepse donte që ne të bënim më mirë,. E kuptojmë shumë mirë që nuk duhej postuar në rrjetet sociale sepse është bashkëshortja ime. Por ajo nuk po kërkonte të jepte opinionin e saj si një gazetare për trajnerin. Thjesht po reagent pas zhgënjimit si tifoze. Shpresoj ta kuptoni’.

Sfidanti.al