Barcelona, vijojnë ‘spastrimet’; edhe Rakitic, Vidal e Umtiti duhet të largohen

Ronald Koeman nisi procesin e spastrimeve te Barcelona, pas takimit të zhvilluat me Oscatr Graun Shefin Ekzekutiv dhe Ramon Planes, DrejtorinTeknik. Trajneri holandez filloi komunikimet me futbollistët që nuk do të jenë në planet e tij për sezonin e ardhshëm. I pari në listë ishte pikërisht Luis Suarez , me uruguajanin që u pasua  edhe nga lojtarë të tjerë. Sipas të përditshmes spanjolle AS, Koeman u telefonoi edhe 3 futbollistëve të tjerë për t’u thënë që duhet të kërkojnë skuadër të re dhe bëhet fjalë për Arturo vidal, Ivan Rakitic dhe Samuel Umtiti

Vidal ka një kontratë me Barcelonën deri në 30 qershor të 2021 me pagë 9 milionë Euro në sezon. Kiliani ashtu sikurse edhe Suarez me avokatët e tij tashmë do të duhet të nisë bisedimet me katalanasit për zgjidhjen e kontratës dhe kushtet e largimit të tij nga Camp Nou.

E njëjta histori edhe me Ivan Rakitic i cili ka edhe 1 vit në kontratë me katalanasit. Por në rastin e kroatit, janë bërë përparime përsa I përket largimit të tij. Të dyja palët janë të ndërgjegjshme se cikli i Rakitic te Barcelona është mbyllur dhe tani po kërkohet  gjetja e një zgjidhjeje konsensuale nga e cila të përfitojnë të gjithë. Sot për sot, Sevilla duket si destinacioni ideal për Rakitic,p por duhet parë nëse klubi andaluzian do të pranojë të paguajë për kartonin e lojtarit.

Në fund, Umtiti që është një rast i vecantë. Situata e tij në klub konsiderohet thjesht e papërballueshme. Francezi ka luajtur në vetëm 30 nga 120 ndeshjet e Barcelonës në 2 vitet e fundit, dmth në më pak se 30% ndërkohë që handikapi është edhe paga e tij prej 12 milionë Euro në sezon kur kontrata e tij me Barcelonën skadon në 2023

Problemet në gjurin e majtë dhe kokëfortësia e tij për të mos iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale bëjnë që klubi të mendojë për largimin e tij. Këtu cështja bëhet e komplikuar pasi francezi nuk ka ndërmend të falë as edhe 1 cent nga paga e tij. Për më tepër, largimi i tij vështirësohet edhe nga fakti se asnjë klub nuk do të japë miratimin për blerjen e tij, pa iu kontrolluar në detaj gjendja e gjurit të majtë të tij.

Sfidanti.al