Nejmarit i kanë humbur golat, por sot është mbi Mesin e Ronaldon!

Ishte i mrekullueshëm, edhe pse gaboi shumë, dhe padyshim që mund të quhet numri 1 i botës. Nejmar e ka arritur, më në fund, kulmin e pjekurisë si futbollist, edhe pse jo edhe para përpara portës, dhe pati kritika pikërisht për këtë mungesë të tij. Braziliani humbi raste të pastër, ashtu si edhe ndaj Atalantës, dhe trajneri Tomas Tuhel u pyet për këtë, por nuk “guxoi” ta kritikonte. “Unë mbaj mend që mezi kam shënuar dy gola si futbollist, – tha gjermani, – çfarë mund t’i mësoj unë Nejmarit?”

Tuheli ka të drejtë, pasi sot për sot nuk gjen lojtar tjetër që të jetë kaq vendimtar në fushë sa Nejmari. Siç thekson me të drejtë “Marka”, Kristiano Ronaldo thjesht mund të shënojë gola, Mesi mund të vrapojë me top 30-40 metra e të driblojë, por nuk e ka forcën e dikurshme për të konkluduar aksionin me gol. Nejmari po, mund t’ia dalë. Ai është 28 vjeç, Mesi 33 dhe Kristiano 35. Ndoshta ka ardhur dita që ta fitojë Championsin, dhe ta bëjë si udhëheqës, pasi tek PSG ai është më i miri, edhe pse luan në krah të Kilian Mbapesë, ndërsa kapiten janë Tiago Silva ose Markinjos. Mbape u shpreh pas fitores me Lajpcigun se “Kupën e Botës pata fat që e fitova, shpresoj të kem një gëzim të dytë”. Shpresën më të madhe ndaj Bajernit (ndoshta) e ka tek Nejmari.

Sfidanti.al