Çangu i bën foto vetes, por Konte e di se “peshku është ende në det”!

“Duhet të bëjmë maksimumin që t’i japim tifozëve një gëzim të madh, atë të fitores së një trofeu”. Këto ishin fjalët e trajnerit të Interit, Antonio Konte, pas suksesit të madh ndaj Shahtarit të Donjeckut në gjysmëfinale të Ligës së Europës. Ish-trajneri i Juves, Italisë dhe Çelsit ka besim se kjo mund të arrihet, ndonëse e di mirë sesa e vështirë do të jetë fitorja ndaj Seviljes. “Ne nuk kemi fituar ende asgjë, – tha Konte, – thjesht më vjen mirë që lojtarët kanë mësuar të luajnë nën presion. Disa javë më parë, kjo ishte më e vështirë dhe na kushtoi titullin në Serinë A dhe eleminimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Tani është ndryshe”. Gjithsesi, nëse tekniku nuk dëshiron të fluturojë, edhe me dyshen “fluturuese” LuLa, ndryshe është gjendja shpirtërore e presidentit Çang. Ai u pa duke i bërë foto vetes me celular, në stadiumin e Këlnit, ku zikaltërit shkatërruan 5-0 Shahtarin. Shpresohet që euforia e tij të mos përfshijë edhe futbollistët.

Sfidanti.al