Lilardi mbi Lebronin, a mundet Portlendi të eleminojë Lejkërsat?!

“Çdo ndeshje këtu ka qenë si një sfidë e plej ofit, ndaj jemi të përgatitur”. Këto ishin fjalët e Damien Lilardit pasi udhëhoqi Portlendin në fitoren e vështirë, por të merituar 100-93 ndaj Los Anxhelos Lejkërsave në Florida, ku po luhet pjesa e mbetur e sezonit të NBA-së, në sistem grumbullimi. Lilard fitoi duelin personal me Lebron Xhejmsin, ndonëse “Mbreti i basketbollit” pati një tripëll dabëll. Ylli i Portlendit, lojtari më i mirë në Florida, shënoi 34 pikë, dhe u shpreh se “jemi të lumtur që fituam, por ishte vetëm një fitore dhe ne duhet të shohim ndeshjen e radhës”.

Lebroni luajti shumë mirë, ndonëse pikët ishin më pak sesa mesatarja e tij. Shënoi 23 pikë, kapi 17 topa në tabela dhe 16 asistë, kjo shifra e fundit një rekord personal në plej of. Entoni Dejvis shtoi 28 pikë e 11 topa në tabela, por pjesa tjetër e Lejkërsave nuk ishin kaq larg. Mekkallëm shënoi 21 pikë për Portlendin, dhe qendra boshnjake Jusuf Nurkiç pati 16 pikë e 15 topa në tabela. Fituesit ia dolën edhe pse me disa mungesa si Kollins, Hud dhe Ariza.

Sfidanti.al