Për këtë arsye quhet Liga e Kampionëve, jo La Liga apo Bundesliga. Nëse do të kishin qenë në një kampionat së bashku, Bajerni do ta kishte lënë prapa Barcelonën, me siguri të plotë, ndërsa në Champions nuk mund të quhet i përcaktuar përfundimi i duelit çerekfinal. Lotar Mateus, ish-kapiteni i bavarezëve, mendon sidoqoftë se Bajerni duhet t’ia dalë. “Duhej të ndodhte ndonjë keqkuptim i madh që Bajerni të dështonte përpara kësaj Barcelone, – tha ai për “Skajin”, – natyrisht, Barça e ka cilësinë për të fituar në një ndeshje të vetme, dhe ky është rreziku për Bajernin, por mendoj se ekipi i trajnerit Flik duhet të bëjë shumë gjëra gabim që të humnbasë”, Padyshim, momenti aktual të kujton më shumë përballjen e vitit 2013 sesa atë të 2015-ës, fituar nga Barcelona.
Sfidanti.al