Një ditë më parë u raportua se Mançester Siti mori ultimatum nga Dortmundi: Duam në dorë të gjithë shumën e blerjes së kartonit të Xhejdën Sanços, ndryshe nuk ka transferim. Të paktën, kështu shkruajtën gazetat. Shuma në fjalë është rreth 120 milionë euro, ndërsa Borusia ishte gati t’ia rriste rrogën yllit të ri anglez deri në 10 milionë euro në vit, Junajtid kishte shpresuar të paguante 60 milionë euro tani, e të tjerat më vonë, “pas Kovidit”.
Kjo nuk po ndodh, por Junajtidi nuk është klubi i vetëm anglez që po has probleme me klubet e Bundesligës. Pyesni Çelsin, që po bisedon për Kai Havercin me Leverkusenin. Drejtuesi i lartë Rudi Fëler deklaron se kartoni i Havercit kushton 100 milionë euro, dhe se nuk do të ketë ulje për shkak të epidemisë së koronavirusit,
Sfidanti.al