Pas katër fitoreve radhazi të skuadrës gjermane, ja ku erdhi “lulja e parë e pranverës”, më saktë e verës. Maks Verstapeni fitoi Çmimin e Madh simbolik të 70 vjetorit të krijimit të Formula 1, në Silverston të Britanisë së Madhe, duke kapur vendin e dytë në renditje. Red Bulli u duk i shpejtë, dhe sidomos ishte shumë i përshtatshëm për gomat Pireli, ndryshe nga Mercedesi që pati probleme për herë të dytë radhazi. Verstapen, që doli i katërti në prova, garoi shumë mirë, ndërsa Hamilton pati probleme me gomat, po ashtu edhe Botasi. Në fund, kampioni i botës arriti të parakalonte Lëklerkun dhe Botasin, por jo holandezin, ndonëse vendosi xhiron më të shpejtë të garës, duke marrë pikën shtesë. “Nuk e prisja që të fitoja, – tha Verstapeni pas garës, – provat nuk ishin shumë mirë, por gara ishte ndryshe. Shpresojmë të jemi kështu edhe në Spanjë”. Çmimi i Madh i radhës është ai i Spanjës në Barcelonë fundjavën e ardhshme.
Renditja: Hamilton 107 pikë, Verstapen 77, Botas 73, Lëklerk 45. Renditja e skuadrave: Mercedesi 180 pikë, Red Bulli 113, Ferrari 55, Meklareni 53, Rejsing Point 41.
Sfidanti.al